Rënia e kërkesës për kredi për blerjen e banesave shënon zhvillimin kryesor në aktivitetin kreditues gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi i individëve për këtë lloj financimi u dobësua ndjeshëm në fillimvit I ndikuar nga vonesat në zbatimin e ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. “Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin Ligjin për Vlerësimin e Pasurive të 10 Paluajtshme dhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025. Në krah të kundërt me to veproi perceptimi i bankave mbi situatën aktuale e atë të pritur në tregun e banesave. Faktorët e tjerë patën ndikime minimale.”