Ina Kozhuaka, 35-vjeçarja nga Tirana, tre vite më parë nisi studimet në degën e mjekësisë veterinare. Për nënën e dy fëmijëve kjo do të jetë diploma e dytë. “Shumë vite më parë ishte hapur një degë e re që ishte shkencat politike dhe në atë kohë më dukej më me shumë prespektive. Ndërsa shkenca mjekësore me dukej vite të shumë studme kohë më e gjatë për të përfunduar dhe aplikuar profesionin”, thotë studentja.