Një 39-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bëri me dije se autor i dyshuar i plagosjes është 42-vjeçari Pleurat Mustafa, i cili, pas arrestimit, ka deklaruar se qëlloi pasi 39-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e tij.