Pas bisedimesh maratonë në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të bllokut europian u pajtuan më në fund me një deklaratë përfundimtare në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme ku kërkohet armëpushim dhe korridore të mbrojtura për furnizimin e sigurt me ndihma të Rripit të Gazës.