Me argumentin se është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri të Kosovës”, BE njoftoi dritën jeshile për fondet financiare për katër projekte. Në këtë mënyrë, Bashkimi Europian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, edhe pse shumë të tilla ende mbeten të bllokuara.