Policia e Kosovës ka arrestuar dy shqiptarë pasi u kapën me 9 kg kokainë. Policia e Kosovës njofton se mbrëmjen e kaluar një automjet “Peugeout” me targa shqiptare u kontrollua me skanim dhe rezultoi se në ulësen e pasme kishte 8 pako me 8.8 kg kokainë. Ishin autoritetet e Kosovës që zbuluan drogën, por asistencë iu dha edhe nga autoritetet shqiptare.