Lul Rakaj, autori i plagosjes së dy personave këtë mëngjes në Malësi të Madhe është arrestuar pas disa orësh arrati. Rreth orës 09:45, në hyrje të një lokali, Lul Rakaj plagosi me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.