Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje. Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Sh.Xh. Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e 25 vjeçarit në lagjen “Kongresi” të Lushnjës, u gjet dhe sekuestrua 205 gramë kanabis. Në momentin që policia hyri në banesë i riu hodhi kanabisin jashtë banesës.