Një 55-vjeçar që mbante armë zjarri në shtëpi është arrestuar këtë të premte në Elbasan. Në banesë, shtetasit me iniciale M.Ç. iu gjet një armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak. 55-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.