58-vjeçarit Shaban Aga iu vu tritol gjatë orës 3 të mëngjesit të së dielës në biznesin e tij. Ai ndodhej vetëm në shtëpi në çastin e shpërthimit, po shprehet se prej kohësh ndodhet nën presion dhe nuk jeton i qetë në shtëpinë e vet. Sipas policisë vendore, autor i dyshuar i ngjarjes është një 31-vjeçar nga Burreli me të cilin familja Aga ka një konflikt të mëparshëm.