Dy persona u arrestuan në Durrës për zhvatje të qytetarëve në një vendparkim pa pagesë. Ata u arrestuan për përfitim të paligjshëm në një vendparkim të përcaktuar nga bashkia si pa pagesë në lagjen 1 të qytetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kanë goditur një tjetër rast të zhvatjes së qytetarëve.