9 shqiptarë u dëbuan menjëherë nga qendra e pritjes së Home Office sipas Daily Mail, që shkruan se emigrantët në fjalë kishin mbërritur në Britani me një gomone të vogël. Shtetasit e deportuar janë një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me një fluturim çarter drejt Tiranës. 12 prej personave në bord kishin dënime me burg që së bashku shkonin në 24 vjet heqje lirie.