Ekipet e shpëtimit kanë publikuar pamjet filmike të momentit kur dy foshnje u nxorrën gjallë nga rrënojat e një godine në Kentucky, pas tornados shkatërruese që goditi shtetin amerikan një javë më parë. Gjyshja e tyre i kishte futur fëmijët në një vaskë për t`i mbrojtur. Ajo i kishte mbledhur aty me batanije e i kishte vendosur edhe një Bibël. Vaska qe shkulur nga shtëpia gjatë stuhisë, e kishte përfunduar në kopësht, por pavarësisht goditjes së dhunshme, fëmijët –njëri 15 muajsh, tjetri 3, shpëtuan pa asnjë dëmtim madhor.