Policia kufitare e Durrësit sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, krehër dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike, ndërsa vuri në pranga 32-vjeçarin rezident në Itali, i cili i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në valixhe, me qëllim futjen në vendin tonë. Operacioni “Rezidenti” u konsiderua faza e dytë e të njëjtit operacion që në fazën e parë gjeti dhe sekuestroi në portin e Durrësit 1 pistoletë me 2 krehra që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, një shtetas kosovar, rezident në Francë.