Një 60-vjeçar ra në pranga këtë të shtunë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese. Shtetasi me iniciale I. H., 60 vjeç, banues në Lushnjë u ndalua në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.