E premtja shënoi ditën e fundit të fushatësa elektorale në Turqi, përpara zgjedhjeve të 14 majit, të cilat do të vendosin për postin e presidentit. Të gjithë kandidatët në garë kanë vijuar takimet e tyre, për të tërhequr pas vetes sa më shumë qytetarë. Në një nga tubimet e mbajtura, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi mbështetësit e tij për koston që do të kenë nëse humb zgjedhjet. Pamjet: AFP