Ka marrë fund në gjykatën e apelit të posacëm në Tiranë saga e 32 të akuzuarve , të dënuar për herë të dyrë mbasi gjykatat në rrethe I kishin gjetur fajtorë për kultivimin dhe shitjen e hashashit mes viteve 2019-2020. Mbas përfundimit të afateve, të dyshuarit e SPAK për 13 episode prodhimi e shitjeje kanabisi kishin lënë qelitë një vit më parë edhe pse u konsideruan si pjesë e së paku tetë grupeve që kishin vepruar në Vlorë, Fier, Tepelenë, Durrës e Përrenjas . Gjykata e apelit të posacëm la në fuqi dënimet për 20 prej tyre dënuar për trafik dhe shitje droge, Mico Bushi dhe Denardo Dervishi do të rigjykohen kurse për dhjetë të tjerëve ju dha një fitore të vogël duke ju pushuar njërën nga akuzat përsa kohë ishin dënuar pas hetimeve të zakonshme për prodhim e shitje droge në bashkëpunim Stend up gjykata e apelit I ka zgjidhje cështjes dy vjet mbasi ata pretendonin se nuk kanë marrë pjesë në grup kriminal