Dy klasa të 12 në shkollën e mesme Ismail Qemali janë mbyllur pasi disa nxënës kanë shfaqur shenja të covid 19 e pasi instituti i shëndetit publik ka kryer tampon ata kanë rezultuar pozitiv. Elvis Kena-kryetar i këshillit të prindërve: “Dhe ky vendim nuk tregon se sa nxënës janë infektuar. Ata kanë marr tampon të klasës në fillim të javës më pas vazhduan mësimin. E në mos gaboj ose pas një dite ose dy ka dalë vendimi i ndërmjetëm që të izolohen për dy ditë; ndërsa sot lajmërohemi që do karantinohen 14 ditë. Tampon klasave të tjera nuk ju kanë bërë. Nëse klasa e fëmijës tim është vatër, kështu I bie që gjithë shkolla të jetë vatër sepse nxënësit dalin jashtë klasës takohen me të tjerë. Mësues në dijeni time nuk janë infektuar sepse ishin sot në shkollë.