Ministria maqedonase e Bujqësisë e Maqedonisë e pranoi se në 12 shtator është sulmuar nga grupi i hakerave BlackByte, i njohur më parë për sulmin ndaj infrastrukturës dhe disa agjencive kryesore amerikane. Pohimi i saj erdhi pasi kreu i komitetit të bujqësisë në partinë kryesore opozitare VMRO DPMNE, Cvetan Tripunoski, e akuzoi dy ditë më parë këtë institucion se kishte tentuar ta kalonte në heshtje sulmin me virusin ransomëare.