Top Channel/ “Mbrojtësja e Izraelit”- e vetmja gjë që mund të “shkatërrojë” Iron Dome!
16/05/2021 11:37

Teksa konflikti mes Hamasit dhe Izraelit përflaket, mediat sociale mbusheshin me video që i ngjasonin filmave fantastiko-shkencorë me raketa që shndrinin në qiellin e natës e shpërthenin në flakë. Komente si “lufta e yjeve” u përdorën për të përshkruar sistemin izraelit të mbrojtjes, Iron Dome. Nga 1.600 raketa të lëshuara prej Hamasit, Iron Dome thuhet të ketë shkatërruar 90% të tyre. Ajo që po ndodh aktualisht vec të tjerash është një betejë mes një teknologjie mjaft të përparuar dhe një tjetre tejet modeste, duke vënë përballë nga njëra anë sistemet e sofistikuara izraelite e nga ana thjetër raketat artizanale të militantëve palestinezë. Por high-tech-u izraelit mund të mos jetë i mjaftueshëm. Iron Dome, i krijuar nga Rafael Advanced Defense Systems, e interceptoi rrezikun e parë përpara 10 vjetësh. Ajo përbëhët nga një seri radarësh, qendra të kontrollit të armëve dhe njësi autmatike lëshimi të rajetave. Njësitë janë të shpërndara në mënyrë të tillë që të mbulojnë një zonë maksimale. Sistemi i menaxhimit të betejës përcakton cila predhë përbën kërcënimin dhe aktivizon interceptorët. Cdo lëshues raketash mban 20 raketa Tamir, që peshojnë rreth 90 kg secila dhe kanë një rreze prej 40 km e llogaritet të kushtojnë 20.000 deri në 100 mijë dollarë njëra. Por a është ky sistem i pashmposhtur, sic është përpjekur ta përshkruajë Izraeli? Kjo u hodh poshtë, sipas mediave të huaja, gjatë bllokdës së Rripit të Gazës në 2019-të, kur luftëtarë të Hamasit dhe grupe rezistence të Xhihadit Islamik lëshuan 700 raketa brenda një kohe të shkurtër, duke e hutuar sistemin, që arriti të diktonte vetëm 240 prej tyre. Militantët thanë askohe se qëllimisht kishin lëshuar një numër të madh raketash në një zonë të caktuar sepse kishin gjetur që kjo taktikë e re e shpërqëndronte kupolën e hekurt. Nga ana tjetër, autoritetet izraelite e kanë pohuar me shqetësim se gjatë viteve të funditm edhe fuqia e raketave të Hezbollahut është rritur në mënyrë dramatike. Sipas vetë krerëve ushtarakë izraelitë, grupi libanez i rezistencës, në një konflikt të ardhshëm ushtarak, do të ishte në gjendje të lëshonte deri në 2000 raketa në territoret e pushtuara, të cilat do të përbënin një sfidë të vërtetë për Iron Dome.

Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54