Skandali që rrethon jetën e tij private po i kushton shtrenjtë vëllait të monarkut britanik. Mbreti Charles III ka nisur procesin zyrtar për t`i hequr Andrew-it titullin e princit, e po kështu atij po i kërkohet të lërë shtëpinë në Uindsor dhe të zhvendoset në Sandringam.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						