Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Shifrat më të fundit tregojnë se deri më tani numri viktimave ka kapur shifrën e mbi 33.000 personave. Përpjekjet e ekipeve të kërkim shpëtimit, thotë Sky News, vijojnë duke përdorur kamerat termike për të lokalizuar të mbijetuar, por shpresa e gjetjes të personave gjallë sa vjen e zbehet. Mbrëmjen e të shtunës paçka se kishin kaluar 133 orë nga tërmeti mediat në Turqi transmetuan nxjerrjen nga rrënojat të një familje në Kahramanmaras.