Policia Kufitare e Shëngjinit iu vjen në ndihmë 4 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një mjet lundrues skaf, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg.