Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Joe Biden, dhe betimit të Donald trumpit që zotohet të mbyllë sa më parë konfliktin, Shtetet e Bashkuara po përpiqen me cdo kusht të shtojnë ndihmën për Ukrainën. Për këtë arsye, në takimin e nivelit të lartë të G20-ës në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku po takohen Biden dhe udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha të botës, zyrtarët amerikanë po bëjnë trysni për një gjuhë "sa më të fortë të mundshme" në mbështetje të Kievit.