Kortezhi që shoqëronte trupin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos hyri në Shqipëri nga Kakavija këtë mëngjes rreth orës 7.30. Rrugëtimi i ngadaltë përgjatë fshatrave të Dropullit u nderua nga qytetarë të shumtë. Në Gjirokastër rrugëtimi final i Anastasit u ndal tek katedralja " Ngjallja e Krishtit" ku qindra besimtarë ishin në pritje për ti dhënë lamtumirën e fundit.