Nën masa të rrepta sigurie, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit Sokol Mjaçaj, i dënuari me burgim të përjetshëm që vrau brenda ambienteve të burgut Arben Lleshin. Sot gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me Sokolin për futjen e armës brenda ambienteve të burgut. I arrestuar është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.