Më shumë se 24 orë përpara se të zbresë në fushë, trofeu i Conference League është zbuluar zyrtarisht në sheshin Skëndërbe nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka dhe nga ambasadori ynë për këtë finale, ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana.