Top Channel/ Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran. Blinken i telefonon
18/09/2023 22:55

Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, arritën në Katar të hënën, në shkëmbim të pesë iranianëve të ndaluar në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve mes dy vendeve kundërshtare u ndërmjetësua nga Katari. Në marrëveshje gjithashtu përfshihet edhe zhbllokimi i fondeve iraniane prej 6 miliardë dollarësh nga një bankë koreanojugore. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka folur me pesë shtetasit amerikanë të liruar nga Irani pasi kanë arritur në Katar. "Pesë nga shtatë, natyrisht, ishin ndaluar padrejtësisht, ishin burgosur në Iran, disa për vite me radhë, dy të tjerë ishin penguar të largoheshin nga Irani," u tha Blinken gazetarëve në Nju Jork. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi autoritetet e Katarit, Zvicrës, Koresë së Jugut dhe Omanit që ndihmuan për këtë shkëmbim dhe u zotua në një deklaratë se do të këmbëngulë për "llogaridhënie nga Irani dhe regjimet e tjera për praktikën e egër të ndalimit të paligjshëm". Marrëveshja për shkëmbimin ka krijuar tashmë hapësira të reja kritikash ndaj Presidentit Biden nga republikanët dhe të tjerë që thonë se administrata e tij po ndihmon ekonominë e Iranit në një kohë kur Irani përbën një rrezik të madh për forcat amerikane dhe aleatët në Lindjen e Mesme. Marrëveshja mund të ketë edhe pasoja tek fushata e tij elektorale për t'u rizgjedhur president. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20