Këtë ka deklaruar në sallë e gjyqit Aleks Marku për të cilin Gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg”. 40-vjeçari u arrestua nga forcat RENEA të mërkurën, pasi qëlloi me automatik dhe mbajti peng dy fëmijët e mitur. Në gjykatën e Durrësit u zhvillua me dyer të mbyllura seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj Markut. Gjyqtari Shkëlzen Liçaj e vleftësoi të ligjshëm arrestimin dhe pasi dëgjoi palët caktoi masën shtrënguese “arrest në burg” pa afat.