Top Channel/ Masat për ndeshjen/ Policia jep rrugët që bllokohen për ndeshjen kundër ishujve Faroe
19/11/2023 12:16

Policia ka prezantuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Ishujt Faroe, e cila do të luhet më 20 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara: -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit; -rruga “Papa Gjon Pali II”; -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së; -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”; -rruga “Themistokli Gërmenji”; -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut; -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; -rruga “Jul Variboba”, pranë postës; -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës; -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar. Ndërkohë masat e tjera të marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë: -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas; -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë në stadium; -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët; -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës; -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës; -Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit. Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në “Arenën Kombëtare”, të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve. Me këtë rast, njoftohet se për shqiptarët dhe të huaj, në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë nga 50-100 mijë lekë. Një tjetër veprim, i cili dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj, është me pengimi i zhvillimit normal të ndeshjes. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40