Bashkia Polican vetëm një vit më parë ndaloi së hedhuri plehrat e qytetit në kanionet e lumit Osum. Tani me Vendim të Këshillit Bashkiak, plehrat e Policanit hidhen sërish në kanion por dy kilometra larg landfillit të parë. ORNELA NURELLARI: Vendepozitimi i parë që ndodhej në anë të lumit është mbyllur ka qenë aktiv për 16 vjet. Duke qenë se ai nuk plotësonte kushtet dhe kriteret ne punuam në punuam për rehabilitimin e tij dhe u ngrit grupi i punës nga ana e bashkisë për gjetjen e një vendepozitimi tjetër të përshtatshëm që plotësonte kushtet.