Gjatë luftës së dytë botërore në fshatin Borovë në Kolonjë u vranë 107 civilë duke shënuar kështu një nga masakrat më tronditëse të ushtrisë gjermane. Në 79 vjetorin e masakrës së Borovës, për 107 viktimat civile është dhënë titulli dëshmor i atdheut nga ministria e Mbrojtjes. Ngjarja tronditëse ku u vranë foshnja, gra burra e të moshuar e më pas u dogj i gjithë fshati ende pas 79 vjetësh kujtohet me dhimbje nga familjarët dhe banorët e Borovës.