Top Channel/ Masakër e policisë në Brazil, 25 të vrarë gjatë blicit antidrogë!
07/05/2021 10:59

Një betejë e përgjakshme tronditi Rio de Janeiron në Brazil, ku autoritetet mburren se blici policor arriti të eleminojë me sukses dhjetëra kriminelë, por rezidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat e rendit e kaluan masën. Mbrëmjen e së enjtes, me dhjetëra policë mësynë lagjen e varfër të Jacarezinhos në veri të qytetit. Shënjestra e tyre ishin trafikantët e drogës së njërës prej organizatave më famëkeqe të krimit në vend, Comando Vermelho. Luftimet lanë pas 25 të vdekur, një efektiv dhe 24 persona të përshkruar nga policia “ si kriminelë”. Sipas analistëve megjithatë, pati një anomali në operacion më të përgjakshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë policia e Rios. Ai ngriti pikëpyetje të mëdha mbi shprehjen e njohur vendase “ krimineli është I mirë vetëm I vdekur”. Një ndjenjë e zjarrtë për vendosjen e rendit dhe ligjit nxiti në 2018 suksesin presidencial t ëish kapitenit ushtarak, Jair Bolsonaro, I cili është dhe vetë nga Rio. Ai grumbulloi mbështetje nga një pjesë e madhe e popullsisë me thirrjet për të zvogëluar kufizimet ligjore në përdorimin e forcës vdekjeprurëse të policisë kundër krimit. Por dëshmitarë okularë Jacarezinhos thonë se panë të qëlloheshin dhe njerëz të paarmatosur e flitet dhe për ekzekutime të mirëfillta, ndërsa për rivalin politik të Bolsonaros, ish presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, një operacion që shkakton kaq shumë vdekje nuk mund të justifikohet me sigurinë publike.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38