Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karcanaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Paraqitja e saj bëhet në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila është caktuar nga Gjykata e Posaçme. Sipas vendimit, Karçanaj duhet të paraqitet pranë autoriteteve dy herë në muaj, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji