8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë e Durrësit e presin duke marshuar për të gjitha ato që kanë rënë pjesë e dhunës, deri në vrasje. Me pankarta “marshojmë, nuk festojmë”, një grup grash e studentesh kanë protestuar në qendër të Durrësit, për të ngritur zërin kundër dhunës që prek çdo ditë vajzat e gratë shqiptare.