Qytetarët janë mbledhur sot te sheshi Skënderbej për tw marshuar në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.