Armëpushimi i shpallur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ngjalli në fillim një ndjenjë të madhe lehtësie, por tani po shoqërohet me pasiguri. Një nga pyetjet kyçe mbetet: a do të rihapet për lundrim Ngushtica strategjike e Hormuzit? Pak përpara skadimit të ultimatumit të tij, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi me tone triumfuese pushimzjarrin dyjavor, të miratuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Teheranit.