Edhe më shpejt nga sa mendohej; ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, pohoi se vendet anëtare të BE_së mund ta arrijnë gjatë kësaj jave marrëveshjen për propozimin e Komisionit Europian për ndalesën e të gjitha importeve të naftës nga Rusia. “Mendoj se do të kemi një ujdi këto ditë” u shpreh ai për televizionin LCI.