Albin Kurti u gjend përpara një breshërie kritikash në parlament ku iu kërkua të jepte shpjegime në lidhje me marrëveshjen e Ohrit. Kryeministri u përpoq të shpjegonte se vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë i parashikuar në këtë ujdi, nuk nënkupton vetëadministrim.Shigjetat e opozitës lidheshin sidomos me pikën 7 të dokumentit ku flitet për “sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.