Top Channel/ Marrëdhëniet Kinë-SHBA. Ministri amerikan: Lufta me Kinën as e afërt, as e pashmangshme
01/06/2024 22:32

Në takimin e zyrtarëve më të lartë të sigurisë në botë, në Forumin e Mbrojtjes që u mbajt në Singapor, Ministri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, komentoi marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën, gjatë takimit me homologun e tij kinez Dong Yun. Ai tha se një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nuk është "as e afërt dhe as e pashmangshme" dhe se rinovimi i dialogut midis tij dhe homologut të tij kinez ishte i rëndësishëm për të shmangur "keqgjykimet dhe keqkuptimet". "Për sa kohë që flasim, ne jemi në gjendje të shmangim mosmarrëveshjet dhe duam të sigurohemi që të mos ketë keqkuptime dhe gjykime të gabuara që çojnë që ngjarjet të dalin jashtë kontrollit," tha Austin. Ministri amerikan shtoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse të dyja palët bisedojnë, ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të jenë "të sigurta vetëm nëse Azia është e sigurt". Pas takimit me ministrin kinez të mbrojtjes, Austin tha se rajoni Azi-Paqësor mbetet një "prioritet" për Uashingtonin, pavarësisht konflikteve në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Takimi mes Dong dhe Austin është takimi i parë i rëndësishëm i shefave të mbrojtjes të dy vendeve në 18 muajt e fundit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46