Tregtarët e markatës së Durrësit kërkuan paraditen e sotme 2 muaj afat për t’u zhvendosur në tregun provizor. Ata do të punojnë në zonën e njohu si ish-fusha e rërës deri në përfundim të tregut të ri të fruta-perimeve. Por, thonë se atje nuk ka kushte të përshtatshme për të mbajtur produkte ushqimore.