E kthyer në traditë tashmë prej 8 vitesh, bashkia e Tiranës organizon këtë fundjavë maratonën e përvitshme, e cila pritet të zgjasë nga ora 9 deri në 16 në rrugët kryesore të kryeqytetit. Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, është hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve për shkak të bllokimeve të disa segmenteve rrugorë.