Dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në Malin e Zi, i hapet rruga krijimit të ekzekutivit të ri të vendit: Presidenti Jakov Millatovic zgjodhi liderin e partisë Europa Tani, Millojko Spajic si të mandatuar për kryeministër dhe formimin e qeverisë. Spajic ka tani 90 ditë për të krijuar koalicionin qeverisës.