Mandarinat e spërkatura me pesticide të ndaluara nga fermerë të papërgjegjshëm ulin vlerën edhe të atyre produkteve bujqësore që janë rritur brenda rregullave të BE. Tregtimi dhe përdorimi i këtyre helmeve do të ketë një fature të rëndë ekonomike për bujqësinë tonë, pasi konsumatori dhe tregtarët do të qëndrojnë larg prodhimit të tokës shqiptare.