Kapja e disa sasive të mandarinave me përmbajtje pesticidesh të ndaluara ka goditur pothuajse të gjithë fermerët, dhe jo vetëm ata që kanë abuzuar. Në fshatin Xarrë të Sarandës, ku ndodhen sipërfaqe të mëdha me agrume, tregu është tkurrur ndjeshëm në kulmin e prodhimit, si pasojë e lajmeve negative.