Familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë pagesën e rritur deri në 3-fish, sipas kategorive, pas vendimit të qeverisë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjeve përfituese të kësaj skeme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot një familje përfituese të trefishimnit të masës së ndihmës ekonomike, për dy vajzat pa kujdes prindëror që rriten me gjyshen e tyre.