Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, dy kandidatët, Ogerta Manastirliu e Partisë Socialiste, dhe Florian Binaj që mbështetet nga opozita, vijojnë takimet në terren. Mbrëmja e të enjtes e gjeti kandidaten socialiste nëpër rrugët e kryeqytetit, në takime të ndryshme me qytetarët. Sink biseda Në të njëjtën kohë, rivali politik i Manastirliut, Florian Binaj, e kërkoi votën e qytetarëve të Tiranës, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale.