Në Poliklinikën Qendrore në Tiranë është instaluar mamografia e re, ku çdo grua mund të vizitohet në çdo orë të ditës dhe falas gjatë muajit tetor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në Polikllinikë tha se gjatë muajit tetor, do të ofrohet shërbimi me orar të zgjatur.