Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre ishte në gjendje më të rëndë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë në spital.