Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Beltojë. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 6 persona. Forcat e policisë dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital. Aksi Shkodër-Lezhë vijon të mbetet një ndër më problematiket në vend ku thuajse çdo ditë raportohen aksidente me dëme në njerëz dhe dëme materiale.